Share on

Facebook

Prokuroria Themelore në Prishtinë ngrit aktakuzë për Trafikim me Njerëz

Prishtinë 20.02.2025 – Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur aktakuzë me datën 19.02.2025 ndaj të dyshuarve D.R dhe A.Gj për shkak të veprës penale të “Trafikimit me njerëz”, nga neni 165, paragrafi 1, në lidhje me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Kjo aktakuzë vjen si rezultat i një proces të gjatë hetimor, i cili është kryer në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, gjatë të cilit janë mbledhur prova të shumta që dëshmojnë se një numër i madh viktimash kanë qenë të trafikuara. Prokurori i shtetit vazhdon të jetë i përkushtuar në luftimin e veprave penale, andaj, vlerësojmë se ky rast përfaqëson një hap të rëndësishëm në përpjekjet e autoriteteve për të luftuar trafikimin me njerëz dhe shfrytëzimin seksual, duke bashkëpunuar ngushtë me organet hetimore dhe duke garantuar një drejtësi të plotë për viktimat e kësaj veprimtarie penale