Share on

Facebook

Prokuroria Themelore në Prishtinë në periudhën dyjavore përfundon 553 lëndë

Prishtinë, 20 janar 2025 – Prokuroria Themelore në Prishtinë në periudhën dyjavore ka zgjidhur gjithsejtë 553 lëndë, duke përfshirë lëndë të të gjitha natyrave. Në kuadër të numrit të përgjithshëm të lëndëve të zgjidhura, Prokuroria Themelore në Prishtinë për këtë periudhë kohore ka ngritur 79 aktakuza kundër 94 personave.