Prishtinë, 1 prill 2025 – Prokuroria Themelore në Prishtinë, në periudhën nga 16 mars deri më 28 mars 2025, ka zgjidhur, duke përfshirë të gjitha natyrat, gjithsejtë 472 lëndë.
Në kuadër të numrit të përgjithshëm të lëndëve të zgjidhura, Prokuroria Themelore në Prishtinë për këtë periudhë kohore ka ngritur 277 aktakuza kundër 306 personave.