Prishtinë, 3 shkurt 2025 – Prokuroria Themelore në Prishtinë, në periudhën 20/01/25-31/01/25 ka zgjidhur gjithsejtë 553 lëndë, duke përfshirë lëndët e të gjitha natyrave. Në kuadër të numrit të përgjithshëm të lëndëve të zgjidhura, Prokuroria Themelore në Prishtinë për këtë periudhë kohore ka ngritur 165 aktakuza kundër 213 personave.