Share on

Facebook

Kryesuesi Hajdaraj priti në takim Drejtorin e Zyrës për Demokraci dhe Qeverisje në USAID, Noel Bauer

Prishtinë, 30 gusht 2024 – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Ardian Hajdaraj, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Sekretariatit të KPK-së, Sami Istrefi, priti në takim Drejtorin e Zyrës për Demokraci dhe Qeverisje në Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Noel Bauer, Këshilltarin e Lartë për Sundim të Ligjit në USAID, Andrew Solomon, Këshilltarin Rezident Ligjor në Ambasadën Amerikane në Kosovë, Erin Cox  dhe Specialisten e Menaxhimit të Projekteve në USAID, Zana Berisha.

Kryesuesi Hajdaraj njoftoi Drejtorin Bauer për progresin e arritur falë mbështetjes së deritashme të programeve të Ambasadës Amerikane, duke shprehur përkushtimin e tij për koordinimin e dyanshëm në realizimin e aktiviteteve të planifikuara, me qëllim të ngritjes së efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies së sistemit prokurorial. “Në çmojmë lart rolin dhe rëndësinë e Ambasadës Amerikane si partner i rëndësishëm në fushën e sundimit të ligjit në fushën e drejtësisë dhe në ofrimin e mbështetjes së përhershme të sistemit prokurorial, me qëllim të fuqizimit të sundimit të ligjit në Kosovë”, tha me këtë rast Hajdaraj.

Në takimin e sotëm, gjithashtu, z.Hajdaraj dhe z.Bauer diskutuan edhe për aspektet e bashkëpunimit me institucionet e tjera të drejtësisë, me theks të veçantë në zbatimin e Deklaratës së Përbashkët të Zotimit, të nënshkruar nga krerët e institucioneve të drejtësisë dhe në këtë kuadër edhe për zbatimin e planifikuar të reformës në drejtësi.