Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës

Shfleto Sistemin

Share on

Facebook

Kryesuesi Hajdaraj priti në takim një ekip vlerësues të Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS)

Prishtinë, 24 shtator 2024 – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, z.Ardian Hajdaraj, i shoqëruar nga Drejtori i Sekretariatit të KPK-së, z. Sami Istrefi, priti në një takim përfaqësuesit e ekipit të pavarur vlerësues të Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS), i cili është duke qëndruar në Kosovë në kuadër të vlerësimit të ndikimit të EULEX-it në Kosovë gjatë periudhës 2018-2024.

Fillimisht, Kryesuesi Hajdaraj, ka njoftuar përfaqësuesit e këtij ekipi për aktivitetet e përbashkëtat dhe bashkëpunimin e zhvilluar në partneritet me mekanizmat e EULEX-it, duke falënderuar njëkohësisht EULEX-in për ofrimin e ndihmës konkrete dhe mbështetjes së vazhdueshme në proceset e përgjithshme të fuqizimit dhe avancimit të sundimit të ligjit në Kosovë. “Arritjet e përbashkëta janë të rëndësishme dhe janë shënuar falë një përkushtimi të madh të këtij misioni me KPK-në dhe përgjithësisht me sistemin prokurorial, duke ndihmuar përgjatë proceseve vendimtare që kemi në rrugën përpara”, tha Kryesuesi Hajdaraj më këtë rast.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e ekipit vlerësues, informuan z.Hajdaraj se vlerësimi i paraparë është pjesë e një procesi, përmes të cilit, shtetet anëtare të BE-së janë pajtuar të vlerësojnë ndikimin e misioneve të politikës së përbashkët të sigurisë dhe mbrojtjes evropiane, përfshirë edhe ndikimin e misionit të EULEX-it në Kosovë.

Bashkëbiseduesit diskutuan më tej dhe shkëmbyen informacione për përcaktimin e rezultateve të EULEX-it dhe perceptimin e të arriturave, përfundimin e projekteve aktuale dhe ndikimin e aktiviteteve të ardhshme në

sistemin prokurorial të Kosovës.