Prishtinë, 24 shkurt 2025 – Këshilli Prokurorial i Kosovës, përkatësisht Grupi punues për hartimin e Planit strategjik dhe Planit të veprimit të sistemit prokurorial për vitet 2025-2027, i cili udhëhiqet nga Zëvendësja e Kryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, znj. Jehona Grantolli, ka organizuar një takim me përfaqësuesit e partnerëve ndërkombëtarë dhe të shoqërisë civile për të diskutuar për konceptin e këtij draftdokumenti të rëndësishëm strategjik të sistemit prokurorial.
Më këtë rast, znj. Jehona Grantolli, falënderoi për pjesëmarrjen e tyre përfaqësuesit e partnerëve ndërkombëtarë dhe të shoqërisë civile, duke theksuar se mirëpret në mënyrë të veçantë diskutimin e sotëm dhe komentet e tyre për draftin e Planit strategjik dhe planin e veprimit për vitet 2025-2027, si dhe informoi të pranishmit për kontributin e Ambasadën Amerikane në Prishtinë dhënë hartimit të draftit kryesor me anë të ekspertëve të saj.
Gjithashtu, pjesëmarrësit vlerësuan draftin e përgatitur nga ana e Grupit punues, duke potencuar se mbështesin ngritjen e transparencës dhe llogaridhënies, si dhe avancimin e mëtejshëm të sundimit të ligjit në Kosovë, duke ruajtur pavarësinë, paanshmërinë dhe funksionimin e sistemit prokurorial.
Në përmbyllje të takimit është theksuar se do të ketë edhe takime të tjera në rrjedhën e finalizimit të plotë të këtij dokumenti strategjik dhe dërgimin e tij për miratim në njërën nga takimet e radhës së KPK-së.