Share on

Facebook

Komunikatë për media

Prishtinë, 27 shkurt 2025 – Prokuroria Themelore në Prishtinë, e njofton opinionin publik, se sot, më 27 shkurt 2025, nga Policia e Kosovës, Sektori për Hetime Financiare – Njësia kundër Pastrimit të Parave në kuadër Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prishtinë, janë intervistuar të dyshuarit H.K., Kryeinspektor i Inspektoratit Qendror të Punës në Republikën e Kosovës dhe N.SH., U.D. Menaxher i Njësisë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore në Inspektoratin Qendror të Punës, të cilët me urdhër të prokurorit të shtetit nga Departamenti për Krime të Rënda, janë ndalur për 48 orë, për shkak të dyshimit të bazuar se, i dyshuari H. N., ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, paragrafi 1 të KPRK-së, “Cenimi i të drejtave nga marrëdhënia e punës” nga neni 218 të KPRK-së dhe “Përdorim i paautorizuar i pasurisë” nga neni 420 të KPRK-së, ndërsa i dyshuari N. Sh., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, paragrafi 1 të KPRK-së dhe “Cenimi i të drejtave nga marrëdhënia e punës në vazhdimësi” nga neni 218 lidhur me nenin 77 të KPRK-së.

Ndaj tyre, prokurori i shtetit, brenda afatit ligjor do të paraqesë masën për sigurimin e pranisë së të pandehurve në procedurë te Gjyqtari i Procedurës Paraprake në Departamenti për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë.