Prishtinë, 13 mars 2025 – Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik dhe të dëmtuarit në çështjen penale kundër të pandehurit G.G. për veprën penale ‘’Mashtrimi’’ nga neni 323, paragrafi 4, se në vazhdën e hetimeve ndaj të pandehurit G.G., më 12 mars 2025, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka realizuar dy (2) kontrolle në Komunën e Gjakovës, me ç’rast ka sekuestruar edhe pesëdhjetë e pesë (55) mijë euro para të gatshme dhe njëkohësisht ka iniciuar rast në lidhje me veprën penale ‘’Shpëlarja e parave’’, nga neni 56 i Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizimit.
Rasti vazhdon të mbetet nën hetime dhe ndodhet në fazën finale.