Share on

Facebook

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Prishtinë, 05 Mars 2025 – Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik dhe të  dëmtuarit të çështjes penale kundër të pandehurit G.G., për veprën penale ‘’Mashtrimi’’  nga neni 323 par.4  se në  vazhdën e hetimeve ndaj  të pandehurit G.G., me datë 05.03.2025 ka ngrirë/sekuestruar  edhe 166 parcela të cilat gjenden në komunën e Novobërdës dhe Graqanicës,  si dhe 2 banesa në Prishtinë  në vlerë mbi 1 milionë euro për të cilat eksizton dyshimi i  bazuar se janë përfituar me vepër penale.

Rasti vazhdon të mbetet nën hetime dhe ndodhet në fazën finale.