Share on

Facebook

Anëtarët e Komisionit Mbikëqyrës për Monitorimin e Rasteve të Korrupsionit dhe Krimeve Ekonomike vizitojnë prokuroritë në Ferizaj dhe në Gjilan 

Prishtinë, 15 nëntor 2024 Komisioni Mbikëqyrës për Monitorimin e Rasteve të Korrupsionit dhe Krimeve Ekonomike, i kryesuar nga z. Arian Gashi, së bashku me anëtarin tjetër, z. Arben Ismajli, vizituan Prokurorinë Themelore në Ferizaj dhe Prokurorinë Themelore në Gjilan, ku janë pritur nga kryeprokurorët z. Shukri Jashari dhe z. Arben Kadriu.

Edhe në këtë vizitë është diskutuar lidhur me Raportin për lëndët e korrupsionit dhe krimeve ekonomike për periudhën janar-tetor të vitit 2024 dhe për sfidat në trajtimin e tyre gjatë procesit të punës.

Anëtarët e këtij Komisioni janë informuar nga kryeprokurorët Jashari dhe Kadriu për trajtimin e lëndëve të korrupsionit dhe krimeve ekonomike në këto dy prokurori dhe njëherësh janë pajtuar të vazhdohet me trajtimin me prioritet të lëndëve të korrupsionit dhe krimeve ekonomike.