Share on

Facebook

Komunikatë për media nga Prokuroria Themelore në Prishtinë

Prishtinë, 2 dhjetor 2024 –  Pas një pune disamujore të Prokurorit të Shtetit dhe Policisë së Kosovës në hetimin e rastit të publikuar në media, ku dyshohet se është  kërkuar shuma prej 25 mijë eurosh në emër të anëtarëve të trupit gjykues të Gjykatës së Apelit lidhur me lëndën e të dëmtuarit B.S., sot, më 2 dhjetor 2024, si rezultat i punës hetimore janë ndaluar personat me inicialet SH.SH. dhe I.I., për shkak të veprave penale “Ushtrim i ndikimit” nga neni 424, paragrafi 1 i KPRK-së dhe veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414, paragrafi 1 i KPRK-së.