Departamenti për Burime Njerëzore, Prokurim dhe Administratë
Departamenti për Burime Njerëzore, Prokurim dhe Administratë (DBNJPA), sipas mandatit të përcaktuar në Rregulloren nr.09/2016 për veprimtarinë, organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në Sekretariatin e Këshillit, renditet në një nga tri shtyllat e Sekretariatit.
Aktivitetet e DBNJPA-së, realizohen përmes:
Divizionit për Burime njerëzore,
Divizioni për Prokurim dhe
Divizionit i administratës i cili përbehet nga:
Zyra për Administrimin dhe Arkivimin e Dokumenteve dhe
Zyra për Përkthim dhe Lekturim.
Departamenti për Burime njerëzore, Prokurim dhe Administratë ka përgjëgjësitë si në vijim:
- Propozon politika dhe bën planifikimet përkatëse nga fushë veprimtaria e vet;
- Udhëheq, koordinon dhe mbikëqyr zbatimin e planit vjetor të burimeve njerëzore, prokurimit dhe administratës në pajtim me legjislacionin në fuqi;
- Zbatimin e politikave dhe vendimeve të miratuara nga Këshilli dhe Prokurori i Shtetit që përkojnë me fushë veprimtarinë e personelit dhe administratës;
- Administrimin dhe menaxhimin efikas dhe efektiv i të gjitha aktiviteteve të prokurimit, përfshirë planifikimin dhe strategjitë e tij;
- Menaxhimin efikas të dokumenteve zyrtare, arkivit dhe aktiviteteve të përkthimit dhe lektorimit.
Zyrtar përgjegjës:
Fehmi Zena,
Udhëheqës i Departamentit për Burime Njerëzore, Prokurim dhe Administratë
E-mail: Fehmi.Zena@rks-gov.net
Rr.“Luan Haradinaj”,Nr. 16 /1, kati V, zyra nr. 506, Prishtinë