Divizioni për sisteme elektronike (softuer) ka përgjegjësi për planifikimin, organizimin, kontrollimin dhe vlerësimin e nevojave për sisteme dhe komponente softuerike, përgatitjen e kërkesave funksionale dhe jo funksionale të sistemeve softuerike të planifikuara për përdorim në Këshill dhe Prokurorin e Shtetit, përcaktimin e arkitekturës, dizajnit dhe programimit të sistemeve softuerike në përputhje me kërkesat e caktuara, ofrimin e mbështetjes në përzgjedhjen e sistemeve softuerike, instalimin e tyre si dhe përkrahjen teknike për përdorimin e tyre, duke ofruar trajnime dhe përgatitur manuale e përdorimit, zbatimin dhe vënien në përdorim të sistemeve softuerike, administrimin e e-mailave (Exchange server), anti-spam dhe mbrojtjen nga viruset, dhe ofrimin e përkrahjes teknike për përdorimin e kompjuterëve dhe sistemeve softuerike për përdoruesit fundor (Helpdesk).
Zyrtari përgjegjës:
Ilir Hetemi
Udhëheqës i Divizionit të Softuerit
E-mail: ilir.hetemi@rks-psh.org
Tel: +381 (0) 38 200 17 499
Rr.“Luan Haradinaj”, Ndërtesa e Prokurorisë Speciale e Republikës së Kosovës, kati përdhesë, zyra nr. 10.