1. Zyrtari certifikues i raporton Drejtorit dhe ka përgjegjësitë në vijim:
1.1. Certifikon realizimin e të gjitha shpenzimeve buxhetore të Këshillit dhe Prokurorit të Shtetit;
1.2. Siguron që kushtet e zbatueshmërisë të një kontrate publike të jenë përmbushur para bërjes ose autorizimit të pagesave sipas kontratës;
1.3. Siguron që shpenzimi i parasë publike sipas kontratave publike bëhet në pajtim legjislacionin në fuqi;
1.4. Siguron që janë plotësuar kushtet e kontratës para se të bëhet pagesa, dhe që kërkesa për pagesë është e koduar në zërin e duhur të shpenzimeve;
1.5. Siguron që janë respektuar rregullat dhe dispozitat tjera ligjore gjatë inicimit dhe realizimit të aktiviteteve të prokurimit dhe procedimit të shpenzimeve.
Certikimi i lëndëve
Certifikimi i lëndëve është obligim ligjor, i cili realizohet në proces pune dhe raportohet në baza të rregullta.