Sekretariati Aktivitetet Single - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Projekti holandez, CILC, vazhdon mbështetjen për sistemin prokurorial të Kosovës

Prishtinë, 4 qershor 2020 – Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Lavdim Krasniqi dhe Drejtori i Njësitit për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorisë, Valon Jupa, kanë mbajtur një takim përmes videokonferencës me ekspertin e projektit holandez, CILC, Albert van der Kerk, projekt ky, i cili zbatohet për fuqizimin e komunikimit të brendshëm dhe të jashtëm të sistemit prokurorial të Kosovës.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për administratën e sistemit prokurorial të Kosovës, sfidat, komunikimin dhe bazën ligjore të saj, me ç’rast drejtori Krasniqi ka folur për mënyrën e organizimit të punëve në Sekretariatin e Këshillit Prokurorial dhe administratës së prokurorive, ndërsa drejtori Jupa është fokusuar në organizimin e punëve në Njësitin për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorisë.

Po ashtu, gjatë këtij takimi, dy drejtorët kanë paraqitur planet e punës, objektivat dhe synimet e njësive të tyre që udhëheqin, me qëllim të fuqizimit të komunikimit të brendshëm dhe jashtëm në sistemin prokurorial të Kosovës.

 

slider-img