Sekretariati Aktivitetet Single - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Diskutohet planifikimi i Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve

Prishtinë, 15 maj 2018 – Drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Lavdim Krasniqi me udhëheqësit e njësive të Sekretariatit përmes video konferencës kanë mbajtur takim me administratorët e prokurorive të Republikës së Kosovës.

Në këtë takim është diskutuar për planifikimin e Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve për periudhën 2019-2021.

Gjatë këtij takimi administratorët kanë prezantuar planifikimet buxhetore të kornizës së lartcekur të prokurorive të tyre.

Ndërsa drejtori Krasniqi pasi ka dëgjuar nga administratoret prezantimin e planifikimeve buxhetore, ka kërkuar nga ta që planifikimi buxhetor të bëhet në bazë të qëllimeve në ngritjen e profesionalizmit dhe efikasitetit në sistemin prokurorial të Kosovës.

slider-img