Sekretariati Aktivitetet Single - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Trajnim për menaxhim të punës në administratë

Prishtinë, 26 prill 2018 – Udhëheqësit e departamenteve dhe njësive tjera të Sekretariatit e Njësitit të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe administratorët e prokurorive kanë marrë pjesë në një trajnim dy ditorë me temë: “Menaxhimi i punës në administratën e sistemit prokurorial.”

Gjatë këtij trajnimi pjesëmarrësit kanë fituar përvoja por edhe kanë paraqitur mendimet e tyre lidhur me menaxhimin e udhëheqjen, proceset e brendshme dhe të jashtme të punës, vlerësimi i performancës dhe trajtimi i barabartë i stafit dhe efikasiteti, llogaridhënia dhe raportimi i stafit administrativ.

Ky trajnim është mbështetur nga GIZ-i gjerman dhe organizuar nga Akademia e Drejtësisë së Kosovës.

slider-img