Arian Gashi

Anëtar i Këshillit Prokurorial të Kosovës
Emri: Arian Gashi
Profesioni: Jurist
Data e lindjes: 31 maj 1980
Kombësia: Shqiptar
Diplomoi në Fakultetin Juridik në vitin 2003, ndërsa Provimin e Judikaturës e përfundoi në vitin 2007.
Pas diplomimit punoi mësimdhënës i lëndëve juridike me nxënës të ciklit të mesëm në Suharekë.
Praktikën si avokat praktikant e përfundoi në vitin 2004 dhe filloi punën si Zyrtar i Shërbimit Sprovues të Kosovës, duke u avancuar mëpastaj pas tri vjetësh në pozitën e Shefit të Divizionit për Ekzekutimin e Masave dhe Dënimeve Alternative në SHSK - Ministria e Drejtësisë.
Nga viti 2008-2010 punoi Auditor Gjyqësor në Njësinë e Auditimit Gjyqësor në Këshillin Gjyqësor të Kosovës.
Nga muaji mars-korrik 2010 punoi Zyrtar për Vlerësim Profesional në Komisionin e Pavarur Gjyqësor dhe Prokurorial - IJPC.
Nga korriku 2010 gjer në dhjetor 2012 punoi Këshilltar Ligjor i Gjyqtarëve të EULEX-it.
Gjatë viteve 2014-2015 kreu Studimet Pasdiplomike në Universitetin Wake Forest University në Karolinën e Veriut të SHBA-së dhe mori titullin “Master of Law in American Law”.
Ka ndjekur trajnime të ndryshme ku është certifikuar në: procedurë penale, civile, administratë publike, shkrim ligjor, ndërmjetësim, arsyetim ligjor, mbrojtje ndërkombëtare e të drejtave të fëmijëve, ndihmë juridike ndërkombëtare, Programi – NITA, hetimi me narkotikë, ekstremizmi i dhunshëm – radikalizmi, organizuar nga ICITAP etj.
Përveç gjuhës amtarë flet rrjedhshëm gjuhën angleze dhe frënge.
Ka marr pjesë në vizita studimore të ndryshme në: Suedi, Rumani, Poloni, Gjermani etj.
Me 28 dhjetor 2012 nga Presidentja e vendit Znj.Atifete Jahjaga, është dekretuar Prokuror ne Prokurorinë Komunale në Gjakovë, ndërsa më 28 dhjetor 2015 merr mandatin e përhershëm të Prokurorit të Shtetit.
Email: arianit.gashi@rks-psh.org