Arian Gashi
.jpg)
Arian Gashi, u lind më 31.05.1980 në Suharekë. Diplomoi në Fakultetin Juridik në vitin 2003 ndërsa provimin e Judikaturës e përfundoi në vitin 2007.
Pas diplomimit filloi punën si Mësimdhënës i lëndëve juridike me nxënës të ciklit të mesëm në Suharekë. Përfundoi praktikën si avokat praktikant në vitin 2004 ku menjëherë filloi punën si Zyrtar i Shërbimit Sprovues të Kosovës duke u avancuar më pastaj pas tri vite në pozitën e Shefit të Divizionit për Ekzekutimin e masave dhe dënimeve alternative në SHSK, Ministria e Drejtësisë. Nga viti 2008-2010 ka punuar si Auditor Gjyqësor në Njësinë e Auditimit Gjyqësor në Këshillin Gjyqësor të Kosovës. Nga muaji mars-korrik 2010 ka punuar Zyrtar për Vlerësim Profesional në Komisionin e Pavarur Gjyqësor dhe Prokurorial - IJPC. Nga korriku 2010 gjer në dhjetor 2012 ka punuar si Këshilltar Ligjor i Gjyqtarëve të Eulex-it.
Gjatë viteve 2014-2015 ka kryer me sukses studimet post diplomike në Universitetin Wake Forest University në Carolinen e Veriut - SHBA ku ka marr titullin “Master of Law in American Law”.
Ka ndjekur trajnime të ndryshme ku është Qertifikuar në: Procedurë penale, civile, Administratë publike, Shkrim ligjor, Ndërmjetësim, Arsyetim ligjor, Mbrojtja ndërkombëtar e të drejtave të fëmijëve, Ndihma Juridike Ndërkombëtare, Programi – NITA, Hetimi me Narkotik, Ekstremizmi i dhunshëm – Radikalizmi organizuar nga ICITAP etj.
Përveç gjuhës amëtare flet rrjedhshëm anglisht, frëngjisht.
Ka marr pjesë në vizita studimore të ndryshme në Suedi, Rumani, Poloni, Gjermani etj
Përvoja e tij llogaritet rreth 13 vite.
Me 28 dhjetor 2012 nga Presidentja e vendit zjn.Atifete Jahjaga, dekretohet prokuror ne Prokurorinë Komunale në Gjakove, ndërsa me 28 dhjetor 2015 merr mandatin e përhershëm të Prokurorit të Shtetit.
Email: arianit.gashi@rks-psh.org