Bahri Hyseni

Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës test
Z. Bahri Hyseni ka lindur më 10 qershor 1969 në Biti të Poshtme të Komunës së Shtërpcës
Jeton në Ferizaj, është i martuar dhe ka katër fëmijë.
Arsimimi:
Fakulteti Juridik, Prishtinë;
Provimi për Jurisprudencë, Prishtinë;
Provimet për gjyqtarë dhe prokurorë me reforma, Prishtinë, 2009-2010.
Studime pasdiplomike:
Qendra Rajonale për Studime Politike dhe Diplomatike, Tiranë;
Master i Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomaci;
Doktor i Shkencave Juridike në Drejtimin Penal në Universitetin Evropian të Tiranës, Tiranë.
Përvoja e punës:
Kryetar i Komunës së Shtërpcës;
Anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, 2008;
Prokuror i Shtetit në Prokurorinë Themelore në Ferizaj, nga dhjetori i vitit 2012;
Anëtar i Komisionit për Çështje Normative në Këshillin Prokurorial të Kosovës, 2013-2018;
Anëtar i Këshillit Prokurorial dhe Kryesues i Komisionit për Çështje Normative, 2016-2018;
Trajnues në Akademinë e Drejtësisë – vazhdon, Prishtinë;
Ligjërues në Kolegjin Evropian “Juridica”, nga 5 shtatori 2011 – vazhdon, Prishtinë;
Ligjërues në Kolegjin “Gjilani”, Gjilan;
Ekspert Ligjor i Jashtëm në Ministrinë e Drejtësisë, Prishtinë, 2012;
Deputet i Kuvendit të Kosovës në Legjislaturën e Tretë (2007-2011), Prishtinë;
Kryetar i Komisionit për Legjislacion dhe Çështje Ligjore në Kuvendin e Kosovës;
Sekretar i Përhershëm në Ministrinë e Shërbimeve Publike të Qeverisë së Kosovë, 6 nëntor 2002 - 11 nëntor 2005
Publikimet:
- Mediterranean Journal of Social Sciences, Vol.5, No 19 August, 2014, ISSN 2039-9340, MCSER Publishing, Rome- Italy. Subject: “Nature of Certain Criminal Acts against the Property, foreseen by the Kosovo Legislation Overviewed by Material Target”;
- International Journal of Academic Research and Reflection (IJARR) ISSN 2309-0405, Birmingham United Kingdom. Subject: “Corruption and Fraud As Forms of Economic Crime and as an Impediment to Economic Development In Kosovo”;
- Revista shkencore “Juridica”, Kolegji Evropian. K.D.U.34, Prishtinë, 2013, tema: “Vepra penale që lidhet me evazionin fiskal në fushën doganore - shmangie mashtruese nga pagesat e detyrimeve”.
- Illyria International Review, ISSN 2192-7081, Pristine, 2011. Subject: “The influence of March 2004 events in the resolution of the final status of Kosovo”;
- Revista shkencore juridike “Justicia”, Instituti Gjyqësor i Kosovës, viti 2012, nr. 4, Prishtinë, tema me bashkautor: “Markat tregtare”;
- International Conference Lumen 2014, 10-12 April, Lasi Romania, subject: “Comparative Aspects of Criminal Legislation for Criminal Offenses in the Field of Economy in Kosovo and some European Countries”, publication in Procedia Social and Behavioral Sciences, volume 149, 5 september 2014, ISSN 1877-0428;
- International Academic Conference in Czech Institute of Academic Education z.s, Prague, Czech Republic. Subject: “Nature Of Certain Criminal Acts against the Economy in the area of customs by Kosovo legislation - particular overvieewed by material target;
- International Scientific Conference “100 Years of Justice and Doctrine”, 9 May 2013, in Tirana, Albania. Tema bashkautor: “Development of Penal and procedural Legislation Prior and After The Declaration of Kosovo Independence”;
- Konferenca Ndërshtetërore mbi krimet ekonomike e mbajtur me 14-16 tetor 2013, Hagë- Holandë. Tema: ”Shkelja e të drejtave të pronësisë intelektuale”;
- Konferenca shkencore ndërkombëtare: “Shteti juridik dhe demokracia, Universiteti Shtetëror i Tetovës, 2014, tema: “Natyra e disa veprave penale në fushën ekonomike-financiare e orientuar sipas objektit material;
- Konferencë shkencore ndërkombëtare: “Arsimi i lartë, masivizimi dhe sfidat e tij drejt integrimit evropian”, 26-27 tetor, Universiteti Evropian i Tiranës, 2012. Tema: “Development of education in Kosovo and Albania followed with legal infrastructure, comparative aspects, challenges and problems”, publikuar në Educatio 2 Vol 2, No.2/ June 2013, ISSN 2305-6614.
Trajnimet:
Tema: Trajnimi për BE-në në Kolegjin e Evropës, 10-17 janar dhe 28 qershor - 4 korrik 2004, Natolin dhe Varshavë;
Tema: “Menaxhimi i resurseve njerëzore”, Akademia Diplomatike e Vjenës, 20-24 tetor 2003, Vjenë;
Tema: “Menaxhimi në sektorin publik”, Estoni, 1-4 dhjetor 2003;
Tema: Aftësitë e mbuluara dhe organizatat menaxhuese: Moduli 4”, Fakulteti i Administratës Publike, 16-20 korrik 2003, Lubjanë;
Tema: “Hartimi i politikave: Moduli 3”, Fakulteti i Administratës Publike, 19-23 maj 2003, Lubjanë;
Tema: “Seminar për sekretarët e përhershëm të Qeverisë së Kosovës”, Scuola Superiore dell Amministrazione, 24-28 shkurt 2003, Romë;
Tema: “Zhvillimi i materialeve trajnuese interaktive, komunikimi me pjesëmarrje, punëtori dinamike, burimet njerëzore moderne dhe menaxhimi. Titulli i kualifikimit nga Programi “Human Resources Managment”, me ç’rast është fituar titulli trajner i trajnerëve të shërbimit civil, 2 prill - 8 qershor 2007.
Blerim Isufaj

Ish-Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës
Emri: Blerim Isufaj
Profesioni: Jurist
Data e lindjes: 1 nëntor 1968
Kombësia: Shqiptar
Statusi: I martuar
Ish-pozicioni profesional:
Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës
Përmbledhje e karrierës:
2019-aktualisht:
Kryeprokuror i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës
2016-2019:
Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës
2013-2016:
Prokuror në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës
2010-2013:
Prokuror i Qarkut dhe Krimeve të Rënda
2008-2010:
Këshilltar politik për çështje juridike i Ministrit të Drejtësisë
2004-2008:
Bashkëpunëtor Profesional në Prokurorinë Publike të Qarkut në Pejë
2002-2003:
Praktikant në Prokurorinë Publike të Qarkut në Pejë
1999-2002:
Sekretar në Shkollën Fillore “Edmond Hoxha” në Junik
Arsimimi:
1999:
Fakulteti Juridik në Universitetin e Prishtinës
2004:
Provimi i Jurisprudencës, Prishtinë
Aleksandër Lumezi

Ish-Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës
Kryeprokurori i Shtetit i Republikës së Kosovës, Aleksandër Lumezi, lindi më 5 gusht 1964 në Prizren. Fakultetin Juridik e ka kryer më 13 prill 1989 në Universitetin e Prishtinës. Provimin e Jurisprudencës e ka dhënë më 25 prill 1991. Në Studimet në Master, Drejtimi Juridiko-Penal, ka dhënë të gjitha provimet e parapara me programin përkatës dhe është në përgatitje të temës së diplomës.
Përvoja e punës:
- Kryeprokuror i Shtetit
21/04/2015 – aktualisht;
I propozuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe i emëruar me dekret të Presidentes së Republikës së Kosovës. Mandati i Kryeprokurorit të Shtetit është shtatëvjeçar. Kryeprokurori i Shtetit është kreu i Zyrës së Prokurorit të Shtetit.
- Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës
21/04/2015 deri më 14/01/2016 (sipas detyrës zyrtare);
- Anëtar i Këshillit Prokurorial të Kosovës
14/01/2016 – aktualisht (sipas detyrës zyrtare);
- Anëtar i Bordit të Inteligjencës Financiare – Ministria e Financave
21/04/2015 – aktualisht (sipas detyrës zyrtare);
- Anëtar i Bordit për Siguri Publike – Akademia Policore e Kosovës
21/04/2015 – aktualisht (sipas detyrës zyrtare);
- Anëtar i Këshillit Drejtues të Akademisë së Drejtësisë
04/04/2017 – aktualisht (sipas detyrës zyrtare);
Në bazë të Ligjit Nr. 05/L -095 për Akademinë e Drejtësisë
- Kryesues i Këshillit Drejtues të Akademisë së Drejtësisë
04/04/2017 deri më 25/09/2020 (sipas detyrës zyrtare);
I zgjedhur nga anëtarët e Këshillit Drejtues të Akademisë së Drejtësisë
- Kryetar i Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës, pyetës në lëndën: E drejta penale;
15/03/2018 deri më 15/03/2020;
I propozuar nga Ministria e Drejtësisë dhe i zgjedhur nga Kuvendi i Republikës së Kosovës
- Kryeprokuror i Prokurorisë së Apelit
01/01/2013 deri më 20/04/2015;
- Kryeprokuror i Prokurorisë së Qarkut në Prishtinë
29/06/2010 deri më 31/12/2012;
- Ushtrues i Detyrës së Kryeprokurorit të Prokurorisë Publike Komunale në Prishtinë
16/07/2008 deri më 28/06/2010;
- Zëvendëskryeprokuror në Prokurorinë Publike Komunale të Prishtinës
21/03/2005 deri më 15/07/2008;
- Prokuror në Prokurorinë Publike Komunale të Prishtinës
01/09/2000 deri më 20/03/2005;
- Bashkëpunëtor Profesional te Avokati Nikë Lumezi
01/03/1994 deri më 31/03/1996;
- Praktikant Gjyqësor në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë
01/11/1989 deri më 31/10/1991.
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka marrë pjesë në shumë trajnime dhe konferenca shkencore dhe profesionale, si në nivel vendor ashtu dhe në atë ndërkombëtar. Flet gjuhën serbe në nivel të avancuar dhe flet gjuhën angleze në nivel mesatar.
Aleksandër Lumezi jeton dhe vepron në Prishtinë, është i martuar dhe ka dy fëmijë.
Ismet Kabashi

Ish-Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës
Emri: Ismet KABASHI
Profesioni: Jurist
Data e lindjes:
Kombësia: Shqiptar
Statusi: I martuar
Ish-pozicioni profesional:
2011-2014:
Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës
Përmbledhje e karrierës:
1972-1973:
Gjyqtar dhe Kryetar i Gjykatës në Gjykatën Komunale të Skenderajt
1974-1975:
Gjyqtar në Gjykatën Komunale në Mitrovicë
1975-1978:
Gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë
1978-1986:
Kryeprokuror Publik Komunal në Mitrovicë
1986-1988:
Zëvendëskryeprokuror Publik në Prokurorinë Publike të Qarkut në Prishtinë
1988- 1990:
Zëvendëskryeprokuror Publik në Prokurorinë Publike Krahinore
1990- 1999:
Avokat në Mitrovicë
1999-2001:
Kryeprokuror në Prokurorinë Publike të Qarkut në Mitrovicë
2001-2004:
Avokat në Mitrovicë
2004-2010:
Prokuror në Prokurorinë Publike të Kosovës
2010- 2014:
Kryeprokuror i Shtetit
Arsimimi:
Gjuhët:
Gjuhë serbe