Zyra për Trajnime
Nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të Drejtorit, Menaxheri i Zyrës për Trajnime është përgjegjës për mbarëvajtjen e punëve të zyrës dhe personelit, përfshirë, por pa u kufizuar në këto autorizime dhe përgjegjësi:
- Koordinimin, mbikëqyrjen dhe realizimin e Planit të trajnimeve për prokurorët, zyrtarët e Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave dhe stafin mbështetës nëpër prokurori;
- Bashkëpunon dhe koordinon aktivitetet me partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë për t’iu siguruar trajnime adekuate prokurorëve dhe stafit tjetër të Këshillit Prokurorial;
- Përgatitë raport me shkrim për KPK-në lidhur me pjesëmarrjen e prokurorëve në trajnime;
- Zyra i propozon KPK-së koordinimin e trajnimeve me Akademinë e Drejtësisë sipas ligjit;
- Përmes Këshillit Prokurorial të Kosovës, i propozon Akademisë së Drejtësisë planprogramin vjetor për trajnime dhe seminare për prokurorët, varësisht nga nevojat;
- Përgatitë raporte periodike dhe raporte sipas kërkesës së Këshillit për llojet e trajnimeve të ndjekura nga prokurorët dhe stafi tjetër, si dhe raporte të trajnimeve të nevojshme;
- Në bashkëpunim me Kryeprokurorin e Shtetit dhe në koordinim me institucionet përkatëse për trajnime është përgjegjëse për organizimin e trajnimeve dhe formave të tjera, si: debate, tryeza, konferenca;
- Zyra për Trajnime bën koordinimin e të gjitha kërkesave përkitazi me pjesëmarrjen e prokurorëve në trajnime;
- Zyra për Trajnime do të sigurohet se pjesëmarrja e prokurorëve të të gjitha niveleve në trajnime, seminare, konferenca, tryeza apo takime të organizuara nga institucione vendore dhe ndërkombëtare apo organizata të ndryshme do të realizohet vetëm pas miratimit nga Kryeprokurori i Shtetit dhe kryeprokurorin i prokurorisë kompetente;
- Zyra për Trajnime sigurohet që kërkesat për pjesëmarrje në trajnime, seminare, konferenca, tryeza apo takime të pranohen së paku tri ditë pune para mbajtjes së tyre;
- Zyra për Trajnime do të pranojë nga çdo pjesëmarrës në trajnim raportin përshkrues deri në dy faqe për trajnimin e ndjekur, raport ky, i cili do të publikohet në uebportalin e sistemit prokurorial dhe
- Kryen detyra të tjera sipas praktikave të miratuara nga KPK-ja, Kryeprokurori i Shtetit dhe Drejtori i Njësitit.
Kontakti:
Arta Kelmendi
Koordinatore
Tel.
Adresa: Rr.“Luan Haradinaj”, Ndërtesa e Prokurorisë Speciale e Republikës së Kosovës, kati IV, zyra nr. 414
Njësiti për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorisë