Nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të Drejtorit të Njësitit, Menaxheri i Zyrës për Statistika është përgjegjës për mbarëvajtjen e punëve të zyrës dhe personelit, përfshirë, por pa u kufizuar në këto autorizime dhe përgjegjësi:
Së bashku me Zyrën për Mbikëqyrje, Analitikë dhe Verifikim Prokurorial zbaton politikat e KPK-së lidhur me metodologjitë për përgatitjen e raporteve statistikore sipas kërkesës së KPK-së dhe komisioneve të saja;
Mbledh (grumbullon) informata dhe shënime statistikore në lidhje me punën e prokurorive dhe prokurorëve;
Themelon dhe mirëmban bazën e të dhënave për punën e prokurorëve dhe prokurorive;
Përpunon të dhëna dhe informata, përpilon raporte statistikore dhe raporte të tjera;
Përpunon dhe sistemon të dhënat për secilën prokurori dhe prokuror veç e veç deri në nivel shteti;
Përgatitë raporte tremujore, gjashtëmujore dhe vjetore statistikore të punës së prokurorive;
Monitoron dhe mbikëqyrë funksionalizimin e bazave të dhënave, të themeluara nga KPK-ja;
Trajnon stafin e prokurorive lidhur me funksionimin e bazës së të dhënave dhe
Gjeneron të dhëna statistikore dhe ofron mbështetje tjetër sipas kërkesave të Këshillit dhe komisioneve të tij.
Zyrtari përgjegjës:
Naser Hasani
Udhëheqës i Zyrës për Statistika
E-mail: naser.hasani@rks-psh.org
Tel. +383 (0) 38 200 18 995
Adresa: Rr.“Luan Haradinaj”, Ndërtesa e Prokurorisë Speciale e Republikës së Kosovës, kati IV, zyra nr. 415
Njësiti për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorisë