Prishtinë, 9 shtator 2022

Shkëlqesia Juaj, i nderuari Ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë, z. Nicholas Abbott

Në emër të Këshillit Prokurorial të Kosovës, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta me rastin e kalimit në amshim të  Mbretëreshës Elizabeta II, duke u ndjerë thellësisht të pikëlluar nga lajmi për vdekjen e Madhërisë së Saj.

Ne bashkëndjejmë dhimbjen me popullin e Mbretërisë së Bashkuar, duke kujtuar kontributin e Mbretëreshës Elizabeta II për të mirën e njerëzimit, virtytet e larta udhëheqëse, të cilat ishin shembulli më i mirë i përkushtimit dhe i angazhimit dinjitoz për të drejtësinë, humanizmin dhe ndikimin pajtues për vlerat e veçanta mbarëbotërore.

Lartmadhëria e Saj u prehtë në paqe!

Me ndjesinë dhe respektin më të thellë!

Sinqerisht i Juaji,

Jetish Maloku,

Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës

{"prefetch":[{"source":"document","where":{"and":[{"href_matches":"\/kpk\/*"},{"not":{"href_matches":["\/kpk\/wp-*.php","\/kpk\/wp-admin\/*","\/kpk\/wp-content\/uploads\/sites\/2\/*","\/kpk\/wp-content\/*","\/kpk\/wp-content\/plugins\/*","\/kpk\/wp-content\/themes\/keshilli\/*","\/kpk\/*\\?(.+)"]}},{"not":{"selector_matches":"a[rel~=\"nofollow\"]"}},{"not":{"selector_matches":".no-prefetch, .no-prefetch a"}}]},"eagerness":"conservative"}]}