Share on

Facebook

Mbahet Takimi i 264-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Prishtinë, 13 mars 2025 – Këshilli i Prokurorial i Kosovës (KPK), i udhëhequr nga Kryesuesi Ardian Hajdaraj, mbajti Takimin e 264-të, me ç’rast:

  1. Miratoi kërkesën e Autoritetit Kompetent të Prokurorisë Themelore të Prishtinës dhe themeloi Panelin Hetimor për një rast disiplinor;
  2. Miratoi Raportin vjetor të punës së Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës për vitin 2024;
  3. Miratoi Raportin vjetor të punës së Këshillit Prokurorial të Kosovës për vitin 2024;
  4. Miratoi Raportin e Komisionit për Kushte të Tregut të Punës;
  5. Caktoi prokurorin Agim Kuka në detyrën e Zëvendësit të Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, me mandat katërvjeçar me mundësi rizgjedhjeje edhe për një mandat;
  6. Caktoi prokuroren Bahtije Ademi në detyrën e Zëvendëses së Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjilan, me mandat katërvjeçar me mundësi rizgjedhjeje edhe për një mandat.