Prishtinë, 27 dhjetor 2024 – Këshilli i Prokurorial i Kosovës (KPK), i udhëhequr nga Kryesuesi Ardian Hajdaraj, mbajti Takimin e 260-të me radhë, me ç’rast:
- Miratoi Procesverbalin e Takimit të 259-të të Këshillit Prokurorial të Kosovës;
- Miratoi Raportin tremujor për periudhën korrik-shtator 2024 për aktivitetet dhe rekomandimet e Koordinatorit Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik;
- Miratoi Raportin gjashtëmujor për periudhën janar-qershor 2024 të Komisionit Ad Hoc mbikëqyrës për korrupsion dhe krimet ekonomike;
- Miratoi Programin e Punës së Komisionit për Vlerësimin e Performancës për vitin 2025;
- Caktoi prokuroren Fikrije Krasniqi në detyrën e Udhëheqëses së Departamentit për Hetimin e Terrorizmit në Prokurorinë Speciale;
- Refuzoi ankesat për procesin e emërimit të Kryeprokurorit të Prokurorisë së Apelit dhe Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë;
- Zgjodhi prokurorin Agron Bajrami në detyrën e Kryeprokurorit të Prokurorisë së Apeli për një mandat katërvjeçar me mundësi rizgjedhjeje edhe për një mandat;
- Zgjodhi prokurorin Arben Kadriu në detyrën e Kryeprokurorit të Prokurorisë në Gjilan për një mandat katërvjeçar;
- Zgjodhi prokurorin Burim Çerkini në detyrën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj për një mandat katërvjeçar me mundësi rizgjedhjeje edhe për një mandat;
- Zgjodhi prokuroren Lumturije Vuçetaj në detyrën e Kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë për një mandat katërvjeçar me mundësi rizgjedhjeje edhe për një mandat;
- Zgjodhi prokurorin Petrit Kryeziu në detyrën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren për një mandat katërvjeçar me mundësi rizgjedhjeje edhe për një mandat;
- Miratoi Raportin përfundimtar të Komisionit për Vlerësimin e Performancës së Prokurorisë për vlerësimin e parë të mandatit fillestar për 21 prokurorë të Grupit VII dhe
- Miratoi Raport Analitik të Vlerësimit të Performancës së prokurorëve, me mandat të përhershëm, në kuadër të cikli trevjeçar.