Këshilli Prokurorial i Kosovës

Share on

Facebook

Mbahet Takimi i 253-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Prishtinë, 24 shtator 2024 – Këshilli i Prokurorial i Kosovës (KPK), i udhëhequr nga Kryesuesi Ardian Hajdaraj, mbajti Takimin e 253-të me radhë, në të cilin diskutoi pikat e parapara në rendin e ditës. Të gjitha vendimet që u morën në takimin e sotëm janë si vijojnë, me ç’rast Këshilli i Prokurorial i Kosovës:
– Miratoi Rregulloren për Emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe Kryeprokurorëve të Prokurorive të Republikës së Kosovës;
– Miratoi Raportin tremujor për aktivitetet dhe rekomandimet e Koordinatorit Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik për periudhën prill-qershor 2024;
– Miratoi Raportin gjashtëmujor për zbatimin e Planit të veprimit të Planit strategjik të sistemit prokurorial për periudhën janar-qershor 2024;
– Caktoi prokuroren në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, znj. Laura Pula, në detyrën e anëtares së Komisionit për Administrimin e Prokurorive dhe
– Autorizoi Komisionin për Çështje Normative për plotësimin e Rregullores 02/2024 për Veprimtarinë, Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Administratës në Këshillin Prokurorial të Kosovës, me një paragraf
 shtesë që ka të bëjë me sistematizimin e zyrtarëve sipas kësaj rregulloreje.