Këshilli Prokurorial i Kosovës

Share on

Facebook

Mbahet Takimi i 252-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Prishtinë, 27 gusht 2024 – Këshilli i Prokurorial i Kosovës (KPK), i udhëhequr nga Kryesuesi Ardian Hajdaraj, mbajti Takimin e 252-të me radhë, në të cilin diskutoi dhe miratoi pikat sipas rendit të ditës. Vendimet që u morën në takimin e sotëm janë si në vijim, me ç’rast Këshilli i Prokurorial i Kosovës:

-Miratoi dorëheqjen e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, z.Admir Shala dhe aprovoi kthimin e të njëjtit në detyrën e Prokurorit të Shtetit në Prokurorinë Speciale;

-Caktoi Prokurorin e Shtetit, z.Petrit Kryeziu, Ushtrues të Detyrës së Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren;

-Shqyrtoi kërkesën e Prokurorit të Shtetit, z.Arben Ismajli, për kundërshtimin e tij;

-Përditësoi një nga listat e prokurorëve të përzgjedhur për të shërbyer në panelet hetimore;

-Anëtarët e KPK-së u pajtuan që përfaqësuesit e saj të deleguar të marrin pjesë në punëtoritë dhe takimet e ndryshme për zbatimin e Deklaratës së Përbashkët të Zotimit.