Prishtinë, 10 dhjetor 2024 – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial i Kosovës, z. Ardian Hajdaraj, ka pritur në takim përfaqësuesit e ekipit të Bankës Botërore, Specialistin e Lartë të Sektorit Publik, z. Klaus Decker dhe Specialistin e Qeverisjes, z. Ermal Vila,
Me këtë rast, Kryesuesi Hajdaraj falënderoi z.Decker dhe z. Vila për vizitën dhe më tej diskutoi për objektivin kryesor të këtij projekti që ka të bëjë me përmirësimin e njohurive të nevojshme për të forcuar bashkëpunimin e politikave të drejtësisë në përputhje me procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Në kuadër të takimit të sotëm, Kryesuesi Hajdaraj dhe përfaqësuesit e këtij ekipi, diskutuan për objektivat lidhur me përfundimin e përgatitjeve për mbledhjen e të dhënave dhe për sigurimin e letrave të mbështetjes nga autoritetet e sistemit prokurorial.
Në përfundim të takimit, bashkëbiseduesit janë pajtuar për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha e interesit, konkretisht për shkëmbimin e njohurive dhe për të mbështetur prioritetet reformuese të institucioneve të drejtësisë në Kosovë dhe për të mbajtur takime me donatorët dhe partnerët kryesorë.
Ky ekip i Bankës Botërore është duke qëndruar në vendin tonë për të diskutuar me krerët e institucioneve të drejtësisë për zbatimin e Projektit “EU4: Sundimi i ligjit: Mbështetja e politikave të bazuara në dëshmi për sistemin e drejtësisë në Ballkanin Perëndimor.”