Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Vlerësohen të arriturat, kërkohet përkushtim sistematik për trajtimin e lëndëve të korrupsionit dhe të krimeve ekonomike

Prishtinë, 1 qershor 2023 – Komisioni Mbikëqyrës për Lëndët e Korrupsionit dhe Krimeve Ekonomike, i udhëhequr nga kryesuesi Arian Gashi, së bashku me anëtarët e Komisionit, prokurorët Laura Pula dhe Arben Ismajli, si dhe Koordinatorin e Komisioneve të Përhershme të KPK-së, Besim Kusari, ka vizituar Prokurorinë Themelore të Prizren, ku janë pritur nga Zëvendëskryeprokurorja e kësaj prokurorie, Ariana Shajkovci.

Rrjedhimisht, qëllimi i kësaj vizite ishte shqyrtimi i raportit tremujor për periudhën janar-mars 2023 dhe diskutimi për sfidat e trajtimit të lëndëve të korrupsionit dhe të krimeve ekonomike që hyjnë në kuadër të kësaj prokurorie.

Gjatë vizitës u vlerësuan të arriturat e deritashme në këtë prokurori, me ç’rast është diskutuar lidhur me procesin e kryerjes së lëndëve të korrupsionit dhe të krimeve ekonomike, duke kërkuar përkushtim të mëtutjeshëm për trajtimin e këtyre lëndëve që i përkasin vitit 2022 edhe 2023.