Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Mbahet punëtori për finalizimin e draftit të Rregullores për Themelimin e Komitetit Këshillëdhënës për Etikë Prokuroriale dhe draftit të Rregullores për Qasje në Dokumente Publike

Prishtinë, 24 maj 2023 – Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka organizuar një punëtori për prezantimin, diskutimin dhe finalizimin e draftit të Rregullores për Themelimin e Komitetit Këshillëdhënës për Etikë Prokuroriale dhe draftit të Rregullores për Qasje në Dokumente Publike. 

Ne këtë punëtori janë duke marrë pjesë Kryesuesi i KPK-së, Jetish Maloku, Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, Zëvendëskryesuesi i KPK-së, Veton Shabani, Kryeprokurori i PSRK-së, Blerim Isufaj, kryeprokurorë të prokurorive të vendit, prokurorë të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, anëtarë të trupave të KPK-së, përfaqësuesja e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë dhe udhëheqës të administratës së sistemit prokurorial të Kosovës.  

Në kuadër të sesionit të parë të kësaj punëtorie është paraparë prezantimi dhe diskutimi i draftit të Rregullores për Themelimin e Komitetit Këshillëdhënës për Etikë Prokuroriale, me ç’rast në fillim të punëtorisë u tha se një theks i veçantë do t’u vihet qëllimeve, fushëveprimit, parimeve dhe kompetencave të Komitetit Këshillëdhënës për Etikë Prokuroriale, si dhe kërkesës për dhënien e opinioneve dhe opinioneve me vetiniciativë në aspektin e funksionimit sa më të mirë të etikës prokuroriale, komitet ky, i cili do të ndikojë në fuqizimin e mbështetjes këshillëdhënëse për etikën në institucionin e Prokurorit të Shtetit.

Në fokus të sesionit të dytë do të jetë shqyrtimi i draftit të Rregullores për Qasje në Dokumente Zyrtare i cili ka të bëjë me qasjen në dokumentet publike të sistemit prokurorial të Kosovës, format e qasjes, trajtimin e kërkesave për qasje, klasifikimin dhe të drejtën për ripërdorim të tyre, ndërsa sesioni i tretë do të përmbyllet me finalizimin e dy drafteve të këtyre rregulloreve.