Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Diskutohet efikasiteti në kryerjen e lëndëve përmes procedurës së ndërmjetësimit me përfaqësues nga International Narcotics and Law Enforcement Affairs (INL)

 

Prishtinë, 2 maj 2023 – Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, si vazhdimësi nga bashkëpunimi me përfaqësues të International Narcotics and Law Enforcement Affairs (INL), Program i Ndërmjetësimit për Sundimin e Ligjit në Kosovë, i implementuar nga Shërbimi Federal i Ndërmjetësimit dhe Pajtimit (FMCS) i SHBA-së, me të cilët ka mbajtur takim më 24 prill 2023, me qëllim të krijimit të mekanizmave mbi ngritjen e nivelit të referimit të lëndëve në procedurë të ndërmjetësimit, priti përsëri në takim kryesuesin Peter Swanson dhe përfaqësues nga INL, si dhe drejtorin e Akademisë së Drejtësisë, Enver Fejzullahu.

Në këtë takim u diskutuan shumë çështje lidhur me procedurën e ndërmjetësimit, problematikat e sfidat në punën e prokurorëve dhe alternativat më praktike për t’i tejkaluar ato.

Në fund të këtij takimi, Kryeprokurori Munishi dhe Kryesuesi Peter Swanson u pajtuan që t’i bashkërendojnë veprimet e tyre në atë mënyrë që të zhvillojnë edhe një takim gjatë këtij vitit ku të pranishëm do të jenë të gjithë prokurorët e Departamentit të Përgjithshëm të kësaj Prokurorie,  të cilët do të kenë mundësi që për së afërmi të zhvillojnë diskutime me përfaqësuesit e INL-së dhe po ashtu, do të kenë mundësi që të shkëmbejnë përvojat e tyre.