Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Diskutohet drafti i Rregullores për Qasje në Dokumente Publike

Prishtinë, 5 maj 2023 - Grupi punues për hartimin e Rregullores për Qasje në Dokumente Publike, i udhëhequr nga prokurori Armend Zenelaj, në të cilin morën pjesë anëtarët e këtij grupi nga radhët e sistemit prokurorial dhe përfaqësuesit e partnerëve ndërkombëtarë, ka mbajtur takimin e parë për shqyrtimin e draftit të kësaj rregulloreje.  

Me këtë rast, anëtarët e Grupit punues dhe përfaqësuesit e partnerëve ndërkombëtarë, theksuan ky draft do të lehtësojë në masë të konsiderueshme realizimin e procedurave për parashtruesit e kërkesave për qasje në dokumente publike dhe për institucionet e sistemit prokurorial që ofrojnë një qasje të tillë.

Ky grup punues do të vazhdojë punën në ditët në vijim deri në finalizimin e plotë të tij, në mënyrë që të kemi një draft të kompletuar bazuar në ligjet përkatëse që rregullojnë këtë fushë.