Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Prokurori Arian Gashi emërohet Kryesuesi i Komisioni Mbikëqyrës për Monitorimin e Rasteve të Korrupsionit dhe Krimeve Ekonomike

Prishtinë, 27 mars 2023 – Komisioni Mbikëqyrës për Monitorimin  e Rasteve të Korrupsionit dhe Krimeve Ekonomike ka mbajtur takimin e radhës, me ç ‘rast është bërë dorëzim-pranim i detyrës së kryesuesit të këtij komisioni, nga kryesuesi i deritashëm anëtari i KPK-së, Veton Shabani, tek kryesuesi i ri, anëtari tjetër i KPK-së, Arian Gashi.

Këshilli Prokurorial i Kosovës në Takimin e 228-të ka miratuar dorëheqjen e kryesuesit të deritashëm të Komisioni Mbikëqyrës për Monitorimin  e Rasteve të Korrupsionit dhe Krimeve Ekonomike, prokurorit Veton Shabani dhe në të njëjtin takim ka zgjedhur si kryesues të ri prokurorin Arian Gashi.

Gjatë këtij takimi ish kryesuesi Shabani ka njoftuar kryesuesin e ri Gashi për punët që ka zhvilluar ky komision, ato që janë në proces e sipër dhe planet për të ardhmen.