Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Organizohet dhurimi vullnetar i gjakut në sistemin prokutorial

Prishtinë, 15 mars 2023 –  Në kuadër të aksioneve të shpeshta humanitare, pothuajse në çdo gjashtëmujor, për dhurimin e gjakut për nevojat e qytetarëve të vendit, sot, Këshilli Prokurorial i Kosovës, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut, organizuan dhurimin vullnetar të gjakut.

Në një nga ambientet e KPK-së filloi dhurimi i gjakut nga punonjësit e sistemit prokurorial të Kosovës, me ç’rast kësaj nisme iu përgjigjen pozitivisht një numër i konsiderueshëm i punonjësve.

Dhurimi i gjakut është bërë tashmë një traditë në sistemin prokurorial, ngaqë, të paktën, 2 herë në vit organizohet një nismë e tillë humanitare.