Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kërkohet Caktimi i Masës së Paraburgimit për një person për shkak se ka kryer dy vepra penale Vrasje ne Tentativë dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve

 

Gjilan, 11. Gusht 2022- Prokuroria Themelore ne Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar për 48 orë të dyshuarën A.S nga Gjilani, për shkak të dyshimit të bazuar se e njëjta ka kryer dy vepra penale dhe atë : Vrasje në tentativë nga neni 172 lidhur me nenin 28 të KPRK-së dhe veprës penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 të KPRK-së.

Lidhur me këtë rast, Prokurori I Shtetit, ka filluar hetimet dhe njëherit brenda afatit ligjor ka ushtruar kërkesë për caktimin e paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Gjilan.