Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Shqyrtohen komentet për draftin e Rregullores për veprimtarinë, organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e administratës në KPK

Prishtinë, 4 gusht 2022 – Komisioni për Çështje Normative i KPK-së, i kryesuar nga prokurori Armend Zenelaj, mbajti takimin e radhës, në të cilin morën pjesë anëtarët e këtij komisioni, anëtarët e KPK-së, Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, përfaqësues ambasadash dhe përfaqësuesit e projektit EUKOJUST.

Qëllimi i takimit ishte shqyrtimi i komenteve për draftin e Rregullores për veprimtarinë, organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e administratës në KPK, komente këto, që janë pranuar nga përfaqësuesit e partnerëve ndërkombëtarë, të shoqërisë civile dhe nga ana e profesionistëve të fushës.

Me këtë rast, pjesëmarrësit prezantuan komentet e tyre për këtë draftrregullore dhe pas shqyrtimit të tyre të detajuar, ato që kanë përmbajtur relevancë janë integruar në tërësinë e draftit.

Në përfundim, Kryesuesi i Komisionit falënderoi pjesëmarrësit për kontributin e tyre të dhënë përmes komenteve, duke theksuar se për shkak të sasisë së komenteve, pjesa tjetër e tyre do të shqyrtohen në një takim tjetër.