Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kërkohet përkushtim i vazhdueshëm në trajtimin e lëndëve të korrupsionit dhe krimeve ekonomike

Prishtinë, 29 qershor 2022 – Në kuadër të angazhimeve për monitorimin e zbatimit të Strategjisë së sistemit prokurorial (2022-2024) dhe Planit të veprimit, Komisioni Mbikëqyrës për Lëndët e Korrupsionit dhe Krimeve Ekonomike, i udhëhequr nga prokurori Veton Shabani, së bashku me anëtarin e këtij komisioni, prokurorin Arben Ismajli, ka vizituar sot Prokurorinë Themelore të Gjilanit.

Me këtë rast është diskutuar lidhur me lëndët e korrupsionit dhe krimeve ekonomike, trajtimin e tyre dhe sfidat e ndryshme që dalin në rrugën që ka përpara kjo prokurori.

Gjatë takimit, ky Komision, përkundër rezultateve të arritura në ketë prokurori, të cilat janë mjaft të kënaqshme, kërkoi një përkushtim të vazhdueshëm të saj në trajtimin e këtyre lëndëve edhe pse numri i prokurorëve nuk është i mjaftueshëm.