Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Mitrovicë, 16 mars 2022 – Prokuroria Themelore e Mitrovicës njofton opinionin se sot rreth orës 10.30 në poligonin e gjuajtjes të policisë në fshatin Cërrnushë të Mitrovicës, një polic me iniciale B.T 44 vjeç., deri sa ka qenë në gjuajtje në kuadër të një trajnimi të rregullt, aksidentalisht i është shkrepur arma zyrtare dhe për pasojë është plagosur dhe është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal në Mitrovicë ku personeli mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij.

Në vendin e ngjarjes ka dalur prokurori kujdestar i Departamentit për Krime të Rënda të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, dhe sipas informacioneve të para rasti ka ndodhur aksidentalisht.

Trupi i pajetë i të ndjerit me urdhër të prokurorit është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.