Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Diskutohet avancimi i ndërlidhjes për shkëmbimin elektronik të të dhënave ndërmjet prokurorive dhe Policisë së Kosovës

Prishtinë, 28 janar 2022 – Zëvendëskryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, njëherësh Kryesues i Komisionit për Administrim të Prokurorive, Veton Shabani, është pritur në takim nga Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti.

Temë e diskutimit të këtij takimi ishte avancimi i ndërlidhjes për shkëmbimin elektronik të të dhënave në marrëdhëniet mes prokurorive dhe policisë dhe është prezantuar Raporti i zbatimit të shkëmbimit elektronik.

Në këtë takim, u tha se shkëmbimi i plotë i të dhënave mes Prokurorit të Shtetit dhe Policisë së Kosovës ka sjellë përfitime shumë të mëdha për të dyja institucionet, prandaj si rezultat i kësaj është kërkuar që vazhdimisht të ketë avancim të sistemit.

Në fund të takimit, u propozua që të mbahen takime të rregullta për secilin regjion, me qëllim të zbatimit të plotë të shkëmbimit elektronik të të dhënave.