Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Aktakuzë kundër 4 personave për cenim të përcaktimit të lirë të votuesve dhe dhënie ose marrje të ryshfetit lidhur me votimin

Gjilan, 28 Tetor 2021 Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzën kundër të pandehurve M.K., A.D., A.T. dhe Xh.B., për shkak të veprave penale ‘’Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve’’ dhe ‘’Dhënia ose marrja e ryshfetit lidhur me votimin’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, të pandehurit M.K. dhe A.D., më 16 Tetor 2021, rreth orës 18:30 minuta në Kllokot, kanë cenuar përcaktimin e lirë të votuesve, duke shfrytëzuar gjendjen e vështirë ekonomike të votuesit-tani të pandehurit Xh.B., në këmbim të votave.

Në këtë mënyrë, të pandehurit M.K. dhe A.D., kanë kryer veprën penale ‘’Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve’’, të KPRK-së.

Ndërsa, i pandehuri A.T., i ka dhënë para në shumë prej 200 € të pandehurit Xh.B., me qëllim që i njëjti të siguronte 10 vota për kandidat për kryetar të komunës së Kllokotit.

Me këto veprime, i pandehuri A.T., ka kryer veprën penale ‘’Dhënia ose marrja e ryshfetit lidhur me votimin’’, të KPRK-së.

Gjithashtu edhe i pandehuri Xh.B, akuzohet për veprën penale ‘’Dhënia ose marrja e ryshfetit lidhur me votimin’’, pasi ka pranuar para në vlerë prej 200 €, nga i pandehuri A.T.