Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Lëndët e korrupsionit dhe krimeve ekonomike të jenë prioritet i trajtimit nga Prokuroria Themelore e Gjilanit dhe e Ferizajt

Gjilan, Ferizaj, 14 tetor 2021 –Grupi punues për mbikëqyrjen e Njësitit për Luftimin e Korrupsionit dhe Krimeve Ekonomike, i udhëhequr nga Zëvendëskryesuesi i KPK-së, Veton Shabani, në kuadër të vizitave që po zhvillon nëpër prokurori, ka vizituar Prokurorinë Themelore të Gjilanit dhe Prokurorinë Themelore të Ferizajt, me ç’rast është takuar me kryeprokurorët e këtyre prokurorive, Arben Kadriu dhe Shukri Jashari.

Në të dyja takimet u diskutuan raportet e punës së këtyre prokurorive, me theks të veçantë në shqyrtimin e lëndëve të korrupsionit dhe krimeve ekonomike, por edhe në sfidat gjatë kryerjes së tyre.

Me këtë rast, Udhëheqësi i Grupit punues i ka informuar kryeprokurorët e këtyre prokurorive për raportimin në Këshillin Prokurorial të Kosovës për veprat penale të krimeve ekonomike dhe korrupsionit për periudhën janar-qershor 2021, kurse në fund të takimit u kërkua që të ketë një përkushtim më të madh, në mënyrë që të zvogëlohet numri i lëndëve të korrupsionit dhe krimeve ekonomike, ndërsa trajtimi i tyre të ketë prioritet të lartë.