Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Mbahet takimi i parë i Grupit punues për hartimin e Draftrregullores për organizimin e brendshëm dhe funksionimin e Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 8 tetor 2021 - Grupi punues për hartimin e Rregullores për organizimin e brendshëm dhe funksionimin e Prokurorit të Shtetit, i udhëhequr nga anëtari i Komisionit për Çështje Normative, Prokurori i Shtetit, Ilir Morina, ka mbajtur takimin e tij të parë, në të cilin ishin të pranishëm kryeprokurorë, administratorë, zyrtarë të Sekretariatit të KPK-së edhe përfaqësues të institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare dhe vendore, të cilat e mbështesin punën e KPK-së.

Më këtë rast, u diskutua për metodologjinë e punës dhe për temat që duhet të trajtohen nga ky grup punues, si dhe u identifikuan çështjet relevante për punën e Prokurori të Shtetit, të cilat duhet të përfshihen në draftrregullore. Përmes këtij akti nënligjor synohet adresimi i sfidave aktuale dhe avancimi i mëtutjeshëm i punës së institucionit të Prokurorit të Shtetit.

Në përfundim kishte pajtim që secili anëtar i grupit punues të përgatisë komente me shkrim për temat e diskutuara dhe u propozua mbajtja e një punëtorie disaditore, me qëllim të finalizimit të draftit të kësaj rregulloreje, e cila do të jetë në harmoni me praktikat dhe standardet më të mira vendore dhe ndërkombëtare.

Ky grup punues është mandatuar nga Komisioni për Çështje Normative i Këshillit Prokurorial për të hartuar aktet nënligjore, që rregullojnë organizimin dhe funksionimin e Prokurorit të Shtetit.