Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Diskutohen aktivitetet e administratës së prokurorive

Prishtinë, 30 shtator 2021 – Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (SKPK), Valdrin Krasniqi, mbajti takim me administratorët e prokurorive të Republikës së Kosovës. Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe udhëheqësit e departamenteve të SKPK-së

Qëllimi i këtij takimi ishte trajtimi i çështjeve që lidhen me funksionimin sa me të mirë të prokurorive.

Gjatë takimit është diskutuar për angazhimet në avancimin e implementimit të Sistemit për Menaxhimin Elektronik të Lëndëve, nivelin e sigurisë në objektet e sistemit prokurorial, kompensimin e eksperteve dhe për zbatimin e vendimit për mbrojtje nga COVID-19.

Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të SKPK, Valdrin Krasniqi, gjatë këtij takimi ka kërkuar nga administratorët angazhim të vazhdueshëm në realizimin e objektiva dhe planeve të punës së prokurorive.

Ndërsa i ka njoftuar administratoret me aktivitetet që janë duke u zhvilluar për sistematizimin e vendeve të punës në administratën e sistemit prokurorial të Kosovës. Lidhur me këtë temë, u.d i Drejtorit të SKPK-së tha së qëllimi i këtij procesi është ngritja e efikasitetit dhe efektivitetit të administratës së sistemit prokurorial.

Në anën tjetër, administratoret kanë shprehur gatishmërinë e tyre për angazhim të vazhdueshëm në realizimin e gjitha planifikimeve të parapara, ndërsa kanë vlerësuar punën që është duke u bërë në sistematizimin e vendeve të punës së administratës.