Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Fillon puna për sistematizimin e administratës në sistemin prokurorial

Prishtinë, 24 shtator 2021 – Grupi punues për sistematizimin e vendeve të punës në administratën e sistemit prokurorial të Kosovës i kryesuar nga anëtari i Komisionit për Çështje Normative të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, sot ka mbajtur takimin e parë.

Ky grup punues, i cili është mandatuar nga Komisioni për Çështje Normative i Këshillit, do të hartojë aktet nënligjore që rregullojnë sistematizimin e administratës së sistemit prokurorial.

Gjatë punës së vet, grupi punues planifikon të hartojë rregulloret të cilat do të parashohin strukturën, kompetencat dhe veprimtarinë e administratës në Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe në institucionin e Prokurorit të Shtetit.

Qëllimi i këtij procesi është ngritja e efikasitetit dhe efektivitetit të administratës së sistemit prokurorial