Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

TELEGRAM URIMI I KRYESUESIT TË KËSHILLIT PROKURORIAL TË KOSOVËS, JETISH MALOKU, DREJTUAR KRYETARES SË GJYKATËS KUSHTETUESE, ZNJ. GRESA CAKA –NIMANI, ME RASTIN E MARRJES SË DETYRËS

E nderuara Znj Caka-Nimani,

 

Në emër të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe në emrin tim personal, dëshiroj t’ju shpreh urimet më të sinqerta me rastin e marrjes së detyrës tuaj - Kryetare e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. 

Me këtë rast, shpreh besimin tim të plotë se me përkushtim dhe devotshmëri të madhe do të arrini të dërgoni më tej të arriturat e këtij institucioni të lartë shtetëror, duke kontribuuar në mbrojtjen e vlerave më sublime të drejtësisë në vendit tonë.      

Këshilli Prokurorial i Kosovës mirëpret bashkëpunimin e ndërsjellë institucional për fuqizimin e mëtejmë të sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e kushtetutshmërisë në Republikën e Kosovës.

E nderuara Kryetare, së bashku me urimet e mia dhe të Këshillin Prokurorial të Kosovës për suksese në detyrën tuaj të re, gjithashtu, ju shpreh edhe konsideratën time më të lartë. 

 

Sinqerisht,                                                                                                                                                                                    

Jetish Maloku, 

Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës

 

Prishtinë, 25 qershor 2021