Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Aprovohet Korniza Afatmesme e Shpenzimeve 2022-2024

Prishtinë, 24 mars 2021 - Komisioni për Buxhet, Financa dhe Personel i KPK-së, nën udhëheqjen e Ariana Shajkovcit, kryesuese, ka mbajtur takimin e radhës, në të cilin morën pjesë Bedrije Syla-Alshiqi, anëtare dhe Haki Geci, anëtar, si dhe Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Sekretariatit të KPK-së, Valdrin Krasniqi dhe udhëheqëset e njësive organizative përkatëse.

Rrjedhimisht, gjatë këtij takimi, pas shqyrtimit nga anëtarët e këtij komisioni, është aprovuar Korniza Afatmesme e Shpenzimeve për periudhën trevjeçare 2022-2024.

Në këtë kontekst dhe në kuadër të angazhimeve të ardhshme për zbatimin e kësaj kornize është diskutuar edhe mundësia e plotësimit të nevojës për prokurorë dhe personel administrativ, me qëllim të krijimit të shanseve për një zhvillim të qëndrueshëm të procesit të punës profesionale dhe administrative në sistemin prokurorial të vendit.  

Tutje, ky takim, vazhdoi me diskutimin e një sërë projektesh kapitale dhe implikimet e tyre buxhetore.