Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kryesuesi Maloku është takuar me Shefin e EULEX-it, Wigemark

Prishtinë, 1 mars 2021 – Kryesuesi Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), Jetish Maloku, ka pritur në takim Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, me të cilin ka diskutuar tema të interesit të përbashkët, që lidhen me mandatin e dy institucioneve.

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Maloku, ka njoftuar Shefin e EULEX-it, Wigemark, për punët dhe aktivitetet, që janë duke u realizuar në sistemin prokurorial, me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit në Kosovë.

Shefi i EULEX-it, Wigemark, duke uruar Kryesuesin Maloku për detyrën e re, tha se institucioni që ai drejton brenda mandatit të vet do të vazhdojë mbështetjen e sistemit prokurorial në promovimin dhe forcimin e sundimit të ligjit.

Të dy bashkëbiseduesit shprehen gatishmërinë e vazhdimit dhe thellimit të bashkëpunimit në mes të dy institucioneve që ata drejtojnë.

Në fund të këtij takimi, u tha se sistemi prokurorial është duke punuar në realizimin e prioriteteve të veta për rritjen e efikasitetit, efektivitetit, transparencës dhe llogaridhënies në këtë sistem, ndërsa EULEX-i përmes monitorimit, këshillimit dhe mënyrës së trajtimit të sfidave do të mbështesë sistemin prokurorial në realizimin e prioriteteve që ka.