Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Mbahet takimi konstituiv i Komisionit për Administrimin e Prokurorive


Prishtinë, 24 shkurt 2021 – Komisioni për Administrimin e Prokurorive i Këshillit Prokurorial të Kosovës, i udhëhequr nga Kryesuesi Veton Shabani, ka mbajtur takimin konstituiv, në të cilin morën pjesë anëtarët Sevdije Morina dhe Jovo Radovic dhe Drejtori i Njësitit për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorisë, Valon Jupa.

Me këtë rast janë diskutuar një sërë çështjesh, përfshirë edhe rolin e rëndësishëm që do të shfaqë Komisioni përmes monitorimit të administrimit të prokurorive.

Ndër të tjera, Komisioni për Administrimin e Prokurorive ka shqyrtuar aktivitetet e realizuara në vitin 2020 dhe, në këtë kontekst, edhe objektivat e Planit të punës për vitin 2021, si dhe identifikimin i tyre konkret, të harmonizuar dhe të unifikuar me tërësinë e aktet të planifikimit të punës së Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Prokurorit të Shtetit.    

Kryesuesi i këtij komisioni dhe pjesëmarrësit e tjerë, theksuan përkushtimin e tyre për t’i dhënë mbështetje të fuqishme Këshillit në rrugën e tij që ka përpara, duke potencuar njëzëri nevojën e angazhimit maksimal për arritjen e objektivave institucionale për vitin 2021.