Lajm - Kpk | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Trajnimet e profilizuara të anëtarëve të KPK-së, temë diskutimi mes Kryesuesit të KPK-së dhe përfaqësuesve të projektit britanik

Prishtinë, 23 shkurt 2021 – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, ka pritur në takim Drejtorin e projektit britanik për forcimin e sistemit gjyqësor në Kosovë, Ken Taylor dhe ekspertin i projektit, Steve Pits, në të cilin morën pjesë Drejtori Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë, Enver Fejzullahu dhe Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të KPK-së, Lavdim Krasniqi.  

Në fokus të këtij takimi ishte diskutimi i organizmit të trajnimeve për anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës lidhur me proceset e rekrutimit, transferimit dhe avancimit të prokurorëve, trajnime këto, që do të zhvillohen në bashkëpunim me Akademinë e Drejtësisë së Kosovës.

Rrjedhimisht në ketë takim është diskutuar edhe për hartimin e një moduli të veçantë për këtë lloj trajnimi specifik dhe për trajnimin e trajnerëve, me qëllim të krijimit të qëndrueshmërisë së trajnimeve të kësaj natyre, të cilat mbahen në Akademinë e Drejtësisë së Kosovës.  

Bashkëbiseduesit u pajtuan që të vazhdohet me identifikimin e çështjeve me prioritet të përbashkët në fushën e trajnimeve të profilizuara, të cilat do të ndihmojnë fuqizimin e kapaciteteve të përgjithshme të Këshillit Prokurorial dhe përgjithësisht sistemit prokurorial të Kosovës.